back to top
20.2 C
Tirana
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaVideo-Qytetarët sërish në rrugë/ Protesta hyn në ditën e 16-të dhe zgjeron...

Video-Qytetarët sërish në rrugë/ Protesta hyn në ditën e 16-të dhe zgjeron kërkesat

Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë këtë të hënë në ditën e saj të 16-të, duke shënuar një zgjerim të kërkesave të protestuesve, të cilët tashmë kërkojnë jo vetëm ndalimin e projektit në Zvërnec, por edhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të liderit të opozitës parlamentare, Sali Berisha.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke valëvitur flamuj kuqezi dhe duke artikuluar thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Përpara godinës së Këshillit të Ministrave u mbajtën fjalime në një podium të improvizuar, ndërsa në mesin e protestuesve u panë edhe flamuj të Bashkimit Evropian, si dhe një banderolë me mbishkrimin në anglisht: “Europe, can you hear us?” (“Evropë, a po na dëgjon?”).

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, i cili këtë herë, ndryshe nga protesta e një dite më parë, është parashikuar të zhvillohet brenda Unazës së Tiranës.

Protestat, të cilat nisën fillimisht si reagim kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec, kanë marrë gradualisht një karakter më të gjerë politik, duke artikuluar kërkesa për ndryshime në drejtimin e vendit dhe duke shprehur pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat