back to top
19.9 C
Tirana
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëBllokimi i aksit drejt aeroportit, 19 persona nën hetim

Bllokimi i aksit drejt aeroportit, 19 persona nën hetim

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 persona, të cilët akuzohen se organizuan dhe nxitën pjesëmarrësit në protestën e së dielës për të bllokuar aksin rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e organizatorëve dhe personave përgjegjës për bllokimin e rrugës drejt Rinasit, pas tubimit të zhvilluar më 14 qershor.

Në përfundim të hetimeve paraprake, 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Po ashtu, policia njoftoi se janë sekuestruar edhe dy automjete.

Sipas uniformave blu, protesta ishte njoftuar fillimisht për t’u zhvilluar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në 22:00. Megjithatë, gjatë tubimit, organizatorët dhe drejtuesit e tij, sipas policisë, kanë bërë thirrje për zhvendosjen e protestuesve drejt Aeroportit të Rinasit.

“Gjatë zhvillimit të tij, sipas veprimeve hetimore të kryera, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona përpara Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat