KreuAktualitetKronikëTubimi i 18 qershorit/ 27 persona nën hetim nga Policia e Tiranës

Tubimi i 18 qershorit/ 27 persona nën hetim nga Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona të tjerë në lidhje me protestën e zhvilluar më 18 qershor në kryeqytet, duke i akuzuar për pengim të qarkullimit të automjeteve dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, procedimet janë kryer në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e personave të përfshirë në tubim.

“Ky grup shtetasish ka shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë veprimeve procedurale është sekuestruar edhe një automjet, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohen se kanë kryer shkelje gjatë protestës.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës u bëri thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në tubime që të respektojnë itinerarin dhe oraret e njoftuara paraprakisht, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit të miratuar për protestën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat