KreuAktualitetEkonomiaQeveria miraton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen

Qeveria miraton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen

Qeveria shqiptare ka miratuar këtë të premte, në parim, një marrëveshje huaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF).

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe qeverisë amerikane, të përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Fondet e akorduara përmes kësaj skeme financimi do të përdoren për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimin ushtarak të vendit, në përputhje me programet që mbështeten nga FMF.

Në vendimin e miratuar thuhet se Këshilli i Ministrave ka dhënë “miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF).”

Dokumenti përcakton se vlera e huasë arrin në 302 milionë dollarë amerikanë.

Marrëveshja konsiderohet një nga instrumentet më të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke synuar rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura dhe avancimin e procesit të modernizimit të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat