back to top
38.1 C
Tirana
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitika"Me 1000 ndjekës nuk justifikoni votuesit"/ Rama ultimatum deputetëve të PS

“Me 1000 ndjekës nuk justifikoni votuesit”/ Rama ultimatum deputetëve të PS

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të Partisë Socialiste të shtojnë praninë dhe aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka theksuar se komunikimi me qytetarët po ndryshon dhe se fushata politike po zhvendoset gjithnjë e më shumë në platformat online.

Sipas të njëjtave burime, gjatë diskutimeve është analizuar edhe niveli i ndjekësve të deputetëve në rrjetet sociale. Rama mësohet të ketë vënë në dukje se një pjesë e tyre kanë një numër të ulët followers-ash, çka, sipas tij, nuk pasqyron lidhjen me elektoratin.

“Të jesh deputet i PS me vetëm 1000 followers, do të thotë që nuk justifikon as votuesit e tu. Fushata po zhvendoset gjithnjë e më shumë online, ndaj ka rëndësi aktiviteti në rrjetet sociale”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.

Në mbledhje nuk ishte e pranishme ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila javët e fundit ka komentuar protestën e zhvilluar nga socialistët, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat