back to top
38.1 C
Tirana
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaBalla për Koçekun/ "Të dorëzojë mandatin që ka marrë nga PS"

Balla për Koçekun/ “Të dorëzojë mandatin që ka marrë nga PS”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk do të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me protestën e zhvilluar së fundmi.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Balla tha se fokusi i mazhorancës mbetet procesi i integrimit evropian, ndërsa hodhi poshtë kërkesën e opozitës.

“Sa i përket një kërkese për mocion me debat mbi disa kërkesa të lexuara gjatë protestës, as nuk e pranoj dhe as nuk e njoh partinë e Saliut”, u shpreh Balla.

Ai tha se respekton qytetarët që protestuan për çështje që lidhen me dyshimet për respektimin e normave mjedisore, por shtoi se protesta është instrumentalizuar.

Sipas Ballës, brenda protestës janë përfshirë elementë që, sipas tij, përfaqësojnë interesa të konkurrencës rajonale dhe influenca të vendeve jo miqësore me Shqipërinë.

Duke iu referuar përplasjeve në Zvërnec, ai i cilësoi ato si “dhunë të papranueshme”, ndërsa shtoi se kauza fillestare e protestës është lënë në hije.

“Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, deklaroi Balla.

I pyetur për largimin e Marjana Koçekut nga Partia Socialiste, Balla tha se ajo duhet të dorëzojë mandatin e deputetes.

“Të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS dhe, kur të votohet drejtpërdrejt, ka të drejtë të përdorë mandatin”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat