KreuAktualitetPolitika"Flamingot ikën, ngelën sorrat"/ Përplasje e fortë mes Ballës dhe Muçit në...

“Flamingot ikën, ngelën sorrat”/ Përplasje e fortë mes Ballës dhe Muçit në Parlament

Seanca plenare është shoqëruar me tensione dhe replika të forta mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me në qendër protestat qytetare dhe zhvillimet politike.

Nga foltorja e Kuvendit, Muçi i kërkoi Ballës që të mos tallet me protestuesit, duke theksuar se përballë qeverisë nuk është më opozita tradicionale, por të rinjtë shqiptarë.

“Taulant, kujdes, se përballë nuk ke më Saliun, por ke rininë shqiptare. Vazhdo të tallesh me ta, por mos harro se akulli po kriset dhe gjithçka merr fund. Dridhuni, Milord”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Bashkë.

Muçi kritikoi gjithashtu përfaqësuesit e mazhorancës për mënyrën se si, sipas tij, po trajtojnë protestat dhe kërkesat e qytetarëve.

Në përgjigje, Taulant Balla hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk tallet me protestuesit, por se protesta humbi mbështetjen qytetare pasi, sipas tij, u politizua nga opozita.

“Kur nisi, ishte diçka e bukur. Por që nga momenti kur hynë Sali Berisha, Arlind Qori dhe figura të tjera politike, flamingot fluturuan dhe mbetën sorrat”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit socialist ironizoi edhe vetë praninë e Muçit në Kuvend, duke thënë se ai ndodhet në Parlament “aksidentalisht”, pas dorëheqjes së një deputeti tjetër.

Debati u shoqërua edhe me akuza të tjera politike, ndërsa përplasja mes dy deputetëve ishte një nga momentet më të tensionuara të seancës plenare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat