KreuDrejtësiaProkuroria e Përgjithshme/ Rovena Zoto depoziton kandidaturën në KLP

Prokuroria e Përgjithshme/ Rovena Zoto depoziton kandidaturën në KLP

Siç ka raportuar më herët “E Vërteta.al”, prokurorja Rovena Zoto është zyrtarisht në garë për postin e Prokurores së Përgjithshme.

Pas prokurorit të SPAK, Adnan Xholi, edhe Rovena Zoto (Bozo) ka depozituar kandidaturën e saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke u bërë kandidatja e dytë që synon drejtimin e organit qendror të akuzës.

Aktualisht, Zoto ushtron detyrën e prokurores në Prokurorinë e Tiranës. Më parë, ajo ka shërbyer në prokuroritë e Lushnjës dhe Fierit, duke ndërtuar eksperiencën e saj në sistemin e drejtësisë.

Një ditë më parë, kandidaturën për të njëjtin post e paraqiti edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili ishte i pari që shpalli zyrtarisht interesin për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kujtojmë se, bazuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me shumicën prej tre të pestave të votave të deputetëve dhe ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Kandidate për Prokurore të Përgjithshme?/ Gruaja që goditi call center-at e 50 milionë eurove

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat