KreuAktualitetPolitikaKur do të udhëtoj Berisha në SHBA?

Kur do të udhëtoj Berisha në SHBA?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se pret të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka shprehur vlerësim pozitiv për ambasadnorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet nëse ka në plan një vizitë në SHBA dhe si e vlerëson diplomatin e ri amerikan.

Kreu i PD-së tha se, bazuar në informacionet që ka lexuar për Wendt, përshtypja e tij është pozitive.

“Me ato që unë kam lexuar, kam mendim shumë pozitiv. Një njeri me një eksperiencë të gjerë, pra mendimi im është tërësisht pozitiv”, u shpreh Berisha.

Sa i përket një vizite të mundshme në Shtetet e Bashkuara, ai tha se udhëtimi mund të realizohet në kuadër të ndonjë konference.

“Natyrisht, siç kam thënë, unë do të shkoj në SHBA më së shumti me rastin e ndonjë konference dhe do t’ju njoftoj”, deklaroi Berisha.

Eric Wendt është konfirmuar nga Senati amerikan si ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, pas një karriere të gjatë në ushtrinë amerikane dhe në strukturat e NATO-s.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat