KreuAktualitetPolitika“Kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!”/ Rama u mbyll derën...

“Kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!”/ Rama u mbyll derën magjistratëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kundërshtuar pretendimin se të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar mund të përdoren për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Rama ka shpërndarë deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili në një intervistë televizive është shprehur se paratë për rritjen e pagave të gjyqtarëve janë të mjaftueshme, pasi GJKKO konfiskon çdo vit pasuri të krimit të organizuar.

Por kryeministri e ka cilësuar këtë argument të papranueshëm. Sipas tij, paratë e konfiskuara nuk janë pronë e gjyqtarëve dhe nuk mund të konsiderohen si të ardhura që ata i kanë mbledhur vetë për t’i përdorur për pagat e tyre.

“Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!”, shkruan Rama, duke shtuar se një qëndrim i tillë tregon, sipas tij, mungesë të kuptimit mbi mënyrën se si funksionon shteti.

Kryeministri e krahason këtë situatë me punonjësit e administratës që mbledhin të ardhura për shtetin.

“Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!”, shkruan Rama.

Sipas tij, të ardhurat e mbledhura nga shteti i shërbejnë të gjithë sistemit dhe jo një institucioni apo grupi të caktuar.

Rama ngre gjithashtu një tjetër argument për nivelin e pagave në drejtësi, duke e krahasuar atë me pagat e profesioneve të tjera në sektorin publik.

Ai thotë se, nëse rritja e kërkuar nga gjyqtarët do të pranohej, një gjyqtar në fillim të karrierës do të paguhej rreth 3.8 herë më shumë se një mësues, mjek apo ushtarak, ose me një pagë rreth 280% më të lartë.

“Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë”, shprehet Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat