Vetëm rreth dy muaj pas arrestimit të bashkëshortes së tij, ish-drejtores së Postës së Durrësit, Fetah Mataj është emëruar në një post drejtues në një ndërmarrje në varësi të Bashkisë së Durrësit.
Mataj, i cili prej 11 vitesh punon në ndërmarrjen bashkiake të pastrimit dhe gjelbërimit, është caktuar së fundmi si përgjegjës i sektorit të mbetjeve urbane.
Emërimi i tij vjen pak kohë pas arrestimit të bashkëshortes, ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit, e cila është nën hetim për një çështje që lidhet me mospërputhje financiare në disa degë të Postës Shqiptare.
Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, gjatë muajve prill dhe maj 2026, në degët e Postës në Shijak dhe Krujë dyshohet se nuk është arkëtuar një shumë prej rreth 69 milionë lekësh të rinj.
Në kuadër të hetimit janë përfshirë edhe shefja e financës, Valbona Hoti Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Autoritetet dyshojnë se shuma e konsiderueshme nuk është arkëtuar gjatë periudhës së hetuar, ndërsa përgjegjësia konkrete e personave të përfshirë do të përcaktohet në vijim të procesit penal.
Ndërkohë, në një kohë kur çështja e bashkëshortes së tij vijon në organet e drejtësisë, Fetah Mataj ka marrë detyrën e re në ndërmarrjen bashkiake të pastrimit dhe gjelbërimit në Durrës.
Mataj ka një eksperiencë prej 11 vitesh në këtë ndërmarrje dhe tashmë do të drejtojë sektorin që merret me menaxhimin e mbetjeve urbane.



