Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth dy orë. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai ka folur shkurtimisht për mediat, duke bërë të ditur se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje.
Gjebrea nuk dha detaje mbi arsyen e thirrjes, duke u shprehur se bëhet fjalë për një çështje që mbulohet nga sekreti hetimor.
“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni”, deklaroi moderatori.
Ndërkohë, ai nuk i kurseu as batutat për takimin me prokurorët, të cilët i përshkroi si miqësorë. Gjebrea tregoi se i kishte ftuar ata në emisionin e tij, duke thënë me humor se po u kthente ftesën.
“Ishin miqësorë dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan, i ftova”, u shpreh ai.



