KreuAktualitetPolitikaAludimet për shantazh nga Balluku/ Rama reagon ashpër: Ministrat i zgjedh vetë

Aludimet për shantazh nga Balluku/ Rama reagon ashpër: Ministrat i zgjedh vetë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij dhe në emërimet brenda administratës publike. Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama ka kundërshtuar pretendimet se Balluku ushtron presion ndaj tij apo se mund të ndikojë në zgjedhjen e ministrave.

Sipas raportimit të Top Channel, kreu i qeverisë e ka cilësuar si një “legjendë” pretendimin se mbahet peng apo shantazhohet nga ish-zëvendëskryeministrja.

“Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtorët i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes.

Me këtë deklaratë, Rama ka mohuar publikisht, përmes diskutimeve të raportuara nga Top Channel, çdo ndikim të Ballukut në përzgjedhjen e ministrave, duke theksuar se kjo kompetencë i përket personalisht atij.

Ndërkohë, sa u përket emërimeve në administratën publike, kryeministri ka shpjeguar se drejtorët përzgjidhen nga ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat