KreuSportiSuperiore/ Elbasani tenton maksimumin ndaj Tiranës, dy mungesa shqetësojnë Bordin

Superiore/ Elbasani tenton maksimumin ndaj Tiranës, dy mungesa shqetësojnë Bordin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Për asnjë moment Roberto Bordin nuk ka pasur mundësi të luajë këtë sezon me të gjithë lojtarët të gatshëm. E tillë është situata edhe me Tiranën, ku do të mungojnë Kristian Dros për kartonë dhe Emiljano Musta i dëmtuar, ndërsa Edon Hasani është në dyshim.

Pjesa tjetër duket e gatshme, ku rikthimi më i rëndësishëm shihet Bruno Telushi në qendër të mbrojtjes dhe Arsen Kasa në mesfushë, pa harruar as Ardit Hilën dhe Bledar Lilën që kanë lënë pas pezullimin.

Gjasat janë që italiani të vijojë të luajë me 3-5-2 dhe të mos bëjë shumë lëvizje në rolet e lojtarëve. Ndeshjen e parë është mbyllur në barazim 1-1, me elbasanasit që humbën sekondën e fundit, pasi Musta pa që t’i pritej një penallti nga Musta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat