back to top
4.5 C
Tirana
E premte, 13 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetVideo-“Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Martinin”/ Sërish protestë me...

Video-“Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Martinin”/ Sërish protestë me 3 dhjetor

Grupimi i “Prindërve për Arsim Cilësor”, do të vijojë protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Canit.

 Në emër të këtij grupimi Ermelinda Hoxhaj u ka bërë thirrje që të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë, pasi kanë kaluar 12 ditë dhe ende nuk ka një version përfundimtar të ngjarjes.

Protesta do të mbahet pasditen e 3 dhjetorit, ora 18.00, duke u mbledhur para shkollës “Fan Noli”, për të vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë!

Ne, grupimi i “Prindërve për Arsim Cilësor”, jemi këtu, përpara shkollës “Fan Noli”, për të kërkuar fillimisht drejtësi për Martinin dhe siguri për fëmijët tanë.

Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes.

Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë. Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Situata me arsimin që nuk garanton as sigurinë fizike të fëmijëve duhet të na bëjë të marrim situatën në kontroll dhe t’u kërkojmë llogari institucioneve për fëmijët tanë.

Tentativat për ta lidhur protestën me axhenda të ndryshme partiake nuk na demotivojnë as nuk na shpërqendrojnë.

Ne kemi dalë dhe do të dalim për drejtësi Martinin dhe siguri për fëmijët tanë!

Për këtë dhe për të gjitha kërkesat që kemi shprehur më herët, ne do të jemi ditën e martë, në orën 18:00, para shkollës “Fan Noli”, ku do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo qytetari, gjithkujt që është i pasigurt në këtë shoqëri, të bashkohet me protestën e qytetarëve të shqetësuar për sigurinë në shkolla!

E kemi detyrë të dalim për Martinin, për fëmijët dhe për të ardhmen.

Bashkohuni, ditën e martë, ora 18:00, te “Fan Noli”!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat