KreuOpinion dhe AnalizëA e dogji Edi Rama Zvërnecin për t’ua hapur rrugën oligarkëve?

A e dogji Edi Rama Zvërnecin për t’ua hapur rrugën oligarkëve?

Nga Arben Llangozi

Prej muajsh, qytetarët e “Protestës së Flamingos” kanë paralajmëruar se pas projekteve në Zvërnec fshihen interesa të mëdha ekonomike mbi një nga zonat më të mbrojtura të Shqipërisë. Ata kanë kundërshtuar ndërtimet, duke argumentuar se ligji nuk lejon betonizimin e këtij ekosistemi unik.
Sot, ndërsa protesta vazhdon, Zvërneci përfshihet nga flakët. Flamingot largohen, habitati shkatërrohet dhe zona humbet pikërisht ato vlera natyrore që e bënin të mbrojtur.
Është e pashmangshme të shtrohet pyetja, kush përfiton nga ky zjarr?
Pak ditë më parë, Edi Rama prezantoi dokumentin e quajtur “Besa”, të cilin e shpalli si reflektim pas “Protestës së Flamingos” dhe si një proces që do të rishikonte të ardhmen e projekteve në shqipëri.
Por menjëherë pas këtij premtimi, zona e mbrojtur u përfshi nga flakët, habitati u godit dhe flamingot u larguan. Prandaj pyetja është e pashmangshme, mos vallë zjarri është “Besa” e vërtetë e Ramës ndaj Zvërnecit, reflektim përpara publikut, ndërsa pas perdeve digjet pengesa që kundërshton projektin?
Zjarri dhe Edi Rqma duhet hetuar pa humbur kohë, sepse përndryshe “Besa” rrezikon të mbetet vetëm emri propagandistik i një pabesie të madhe ndaj natyrës dhe qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat