back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do të të zhburrëroj në mes të Tiranës”/ Alesia Balliu vë përpara...

“Do të të zhburrëroj në mes të Tiranës”/ Alesia Balliu vë përpara Nokën dhe Shkëlzen Berishën

Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Debati nisi pasi Noka në një postim publik pretendoi se Balliu nuk ka dhënë kontribut për PD-në dhe se është bërë pjesë e një force tjetër politike të lidhur me Adriatik Lapajn, gjë që ajo e ka mohuar kategorikisht.

Në reagimin e saj, Balliu i kërkoi Nokës të vërtetojë me dokumente pretendimet e tij, duke thënë:

“Më trego një fletë ku unë kam firmosur për ‘Shqipëria Bëhet’”.

Më tej, ajo e ka akuzuar për sjellje të papërshtatshme dhe abuzime brenda partisë.

“Ti je llumi i asaj partie… je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu”, shprehet Balliu.

Ajo shkon edhe më tej në deklaratën e saj, duke bërë akuza personale ndaj Nokës për episode nga e kaluara, duke pretenduar se ai është përfshirë në situata konfliktuale dhe sjellje të pahijshme, si dhe duke e cilësuar atë si figurë që, sipas saj, dëmton imazhin e partisë.

Balliu paralajmëroi gjithashtu se do të vazhdojë të denoncojë publikisht, duke thënë se nuk i frikësohet reagimeve të Nokës dhe e akuzoi atë për mungesë integriteti politik.

Në deklaratën e saj u përfshi edhe Shkëlzen Berisha, për të cilin ajo tha se “demokratët do të mësojnë për pazaret që po bëhen në kurriz të tyre”, duke ngritur akuza për zhvillime të brendshme në kampin opozitar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat