back to top
22.8 C
Tirana
E enjte, 11 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaHeqja e “non gratës”?/ Ambasada e SHBA-së hesht

Heqja e “non gratës”?/ Ambasada e SHBA-së hesht

Pas raportimeve në media se Shtetet e Bashkuara kanë hequr statusin “non grata” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Ambasada amerikane në Tiranë ka shmangur komentet mbi këtë çështje.

E pyetur lidhur me pretendimet për ndryshimin e statusit të liderit të opozitës, Ambasada e SHBA-së nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar, duke referuar çdo pyetje te Departamenti Amerikan i Shtetit.

Deri më tani, Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar asnjë vendim apo njoftim zyrtar që të konfirmojë heqjen e masës së shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij.

Raportimet për heqjen e sanksioneve kanë ngjallur reagime të shumta në skenën politike shqiptare, megjithatë mungesa e një konfirmimi zyrtar nga autoritetet amerikane lë ende të paqartë statusin aktual të ish-kryeministrit shqiptar.

Pritet që në orët ose ditët në vijim të ketë një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili mbetet institucioni përgjegjës për vendimet që lidhen me shpalljet e zyrtarëve të huaj si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat