back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBasha nxjerr videon/ Ndarja e politikës me krimin prioritet për vendin

Basha nxjerr videon/ Ndarja e politikës me krimin prioritet për vendin

Lulzim Basha ka shpërndarë një video të kryeministrit Rama në të cilën ai mohon lidhjet me krimin, duke i bashkangjitur asaj faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë deklaron se mandati i personal i Edi Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar. Sipas Bashës, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet për vendin.

Ai gjithashtu thotë se aleanca mes krimit dhe politikës ka shënuar një degradim për sigurinë dhe njëkohësisht e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, pasi pastrimi i parave të krimit e ka bërë të pamundur blerjen e një shtëpie nga të rinjtë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave.

Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar.

Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Jo vetëm sepse qytetarëve u kanoset jeta, por sepse të rinjtë nuk kanë mundësi të ndërtojnë një familje në një vend ku paratë që pastrohen në ndërtim i’u pamundësojnë blerjen e një shtëpie me çmime të përballueshme.

Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit.

Shqipëria meriton më shumë!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat