back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Në 2015 i kërkove Prokurorisë të hetojë Metën për CEZ-in"/ Gazetari i...

“Në 2015 i kërkove Prokurorisë të hetojë Metën për CEZ-in”/ Gazetari i kujton Berishës akuzat e forta

Gazetari Andrea Danglli ka vënë në ‘pozitë të vështirë’ kryedemokratin Sali Berisha në studion e emisionit ‘Off the Record’ në A2 CNN, kur e ka pyetur për akuzat e tij të hershme ndaj kreut të PL, Ilir Metës, i cili sot ndodhet në qeli.

Pyetja e gazetarit lidhej me akuzat e Berishës në vitin 2015 kundrejt Ilir Metës, teksa i bënte thirrje Prokurorisë që ta hetonte atëherë kreun e Parlamentit për aferën Cez Dia.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj duke thënë se nëse Ilir Meta do të ishte fajtor për këtë çështje, atëherë sipas tij, këtë do ta kishte treguar Kastriot Ismaili, i cili është dënuar më herët për këtë dosje.

Kjo pasi sipas Berishës, kreu i SPAK, Altin Dumani, i kishte premtuar Kastriot Ismailajt se do e nxirrte nga burgu, nëse i jepte prova që bënin fajtor Ilir Metën për aferën Cez-Dia.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Andrea Danglli: Një nga drejtuesit e opozitës, zoti Meta, sot mbush 3 javë që është në qeli. Në vitin 2015 në shtator, ju keni kërkuar që Meta të merrej i pandehur për aferën Cez-Dia, ku keni kërkuar nga prokurori që të nisë hetimet urgjentisht për të. Sot disa vite pas kësaj akuze, akuzat tuaja ishin politike, apo SPAK ka ngritur një akuzë politike?

Berisha: Në kohën kur unë kërkoja këtë, Ilir Meta ishte kryetar i Parlamentit të shumicës së Edi Ramës. Publikimet për aferën Cez Dia kërkonin transparencë dhe opozita ka mbajtur qëndrimet e saj. Por, Kastriot Ismaili u arrestua, u dënua, bëri burg. Altin Dumani i shkoi si hienë në qeli, thuhet se i kanë dërguar edhe vrasës. I premtoi se nesër del, nëse pranonte të implikonte Ilir Metën. Ismaili vazhdoi burgun sepse nuk kishte asgjë për të faktuar implikimin e Ilir Metës. A nuk është kjo dëshmi e një akuze false ndaj Ilir Metës, nëse Ismaili mes burgut e lirisë nuk pranoi as të shpifë e as të pohojë një gjë të tillë. Kjo e liron totalisht Ilir Metën nga kjo akuzë.

Ndërkohë, më herët Berisha në shtator të vitit 2015, ka deklaruar se:  “Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”, është shprehur Berisha ndër të tjera në atë kohë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat