back to top
24.2 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale"Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump"/ BBC rrëfen betejën për...

“Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”/ BBC rrëfen betejën për bregdetin shqiptar

Rrjeti prestigjioz britanik i lajmeve BBC i ka kushtuar sërish një hapësirë të veçantë zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e ditëve të fundit dhe kundërshtitë që kanë shoqëruar projektin miliarda dollarësh të familjes Trump në jug të vendit.

Në emisionin “The Global Story”, BBC raportoi se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, ndërsa në fokus të protestave nuk është vetëm qeveria shqiptare, por edhe vajza e presidentit amerikan Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Sipas BBC, çifti po zhvillon një projekt luksoz turistik me vlerë shumë miliarda dollarë, që parashikon transformimin e një pjese të bregdetit të paprekur shqiptar në hotele dhe vila ekskluzive.

“Çifti ka punuar në një projekt të ri turistik luksoz me vlerë shumë miliarda dollarë, i cili do të shohë një pjesë të bregdetit të paprekur të Shqipërisë të shndërrohet në hotele dhe vila luksoze, duke shkaktuar atë që disa e kanë quajtur ‘Revolucioni i Flamingove’, për shkak të rrezikut për popullatën lokale të flamingove”, raportoi media britanike.

Në program është transmetuar edhe një intervistë me gazetarën Emily Wither, autore e dokumentarit “Shqipëria: Tokë, Para dhe Det”, i cili trajton betejën për të ardhmen e një prej zonave më të ndjeshme të vijës bregdetare shqiptare, tashmë të kthyer në një pikë përplasjeje mes zhvillimit ekonomik, interesave të investitorëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

Reportazhi i BBC-së vjen në një moment kur protestat kundër projektit kanë hyrë në javën e tretë, ndërsa debati për ndikimin mjedisor dhe përfitimet ekonomike të investimit të lidhur me familjen Trump vijon të dominojë diskutimin publik në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat