KreuAktualitetPolitikaBeqaj sfidon Berishën/ "Do ta pres si dëshmitar në gjyq"

Beqaj sfidon Berishën/ “Do ta pres si dëshmitar në gjyq”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”, duke i dhënë fund 25 muajve të qëndrimit në paraburgim.

Në një deklaratë të bërë publike nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se vendimi i gjykatës konfirmoi se paraburgimi i tij nuk mbështetej më në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pasi afatet ligjore kishin përfunduar.

Ish-ministri thekson se nuk ka marrë ende asnjë vendim dënimi, ndërsa vijon të jetë i pandehur në procedime të ndjekura nga SPAK. Sipas tij, gjatë viteve të hetimeve nuk është provuar asnjë rast pasurimi të paligjshëm apo përfitim ekonomik në kundërshtim me ligjin.

Beqaj pretendon se ka qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë muajve të fundit dhe se tashmë do të ndjekë proceset gjyqësore nga banesa, pranë familjes së tij. Ai shton se nga shtatori do të marrë pjesë në seancat gjyqësore duke pasur akses të plotë në materialet e dosjeve, të drejta që, sipas tij, i ishin mohuar gjatë kohës së paraburgimit.

Në fund të reagimit, Beqaj i është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se nuk do të polemizojë publikisht me të, por e ka ftuar të dëshmojë në procesin gjyqësor që lidhet me koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë u mor pasi gjykata vlerësoi se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, ndërsa Beqaj do të vijojë të përballet me drejtësinë në gjendje “arresti në shtëpi”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat