Edhe në Belsh kanë protestuar kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Elbasanin.
Gjatë tubimit, u shpalosën pankarta me mesazhe kundëruese, mes të cilëve edhe: “Rilindja e donte Belshin në kryeqytet, ju po e asimiloni” . Protestuesit i bëjnë thirrje publike Bashkisë Belsh të shprehet për projektin e reformave.
Njëkohësisht, ata apeluan për bashkimtë gjithë përtej politikës, per te mbrojtur identitetin dhe vlerat e Belshit si një çështje që i përkasin gjithë komunitetit.
Po ashtu, në Belsh nisi mbledhja e firmave për një peticion kundër Reformës Territoriale, me synimin për të ndryshuar ndryshimet e vendosura në hartën administrative.



