back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaMungesa e PD-së në Kuvend/ Berisha vendos kushte për rikthimin e deputetëve

Mungesa e PD-së në Kuvend/ Berisha vendos kushte për rikthimin e deputetëve

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me mungesën e deputetëve demokratë në seancat plenare të Kuvendit, duke mohuar se opozita ka bojkotuar Parlamentin.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sqaroi se Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat plenare, por jo të bojkotojë punimet në komisionet parlamentare. Sipas tij, ky qëndrim do të vijojë derisa të futen në rendin e ditës projektligjet dhe amendamentet e depozituara nga deputetët demokratë, të cilat, sipas tij, pasqyrojnë kërkesat e protestuesve.

“Nuk kemi bojkotuar Parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve akuzoi mazhorancën se po pengon shqyrtimin e nismave të opozitës, duke e cilësuar këtë një shkelje të të drejtave kushtetuese të deputetëve dhe një mungesë respekti ndaj qytetarëve që protestojnë.

“Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi”, u shpreh ai.

Berisha kërkoi që Kryesia e Kuvendit të përfshijë në rendin e ditës amendamentet e propozuara nga opozita, duke theksuar se shqyrtimi i tyre përbën një detyrim minimal të Parlamentit ndaj publikut.

“Të vendosë Kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i Parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, përfundoi kreu i Partisë Demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat