back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëSulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë/ Identifikohen 12 persona, 1 në...

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë/ Identifikohen 12 persona, 1 në pranga, 4 në kërkim

Policia e Tiranës ka identifikuar 12 persona të dyshuar për përfshirje në sulmin vandal ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, gjatë tubimit të zhvilluar më 4 korrik.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, një prej personave është arrestuar, shtatë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa katër janë shpallur në kërkim pasi hetimet vijojnë.

Ngjarja u regjistrua gjatë protestës së datës 4 korrik pranë Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, ku, sipas policisë, u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe ndaj godinës së komisariatit.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunshme.

Në kuadër të veprimeve procedurale, policia bëri të ditur se është ndaluar me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç. Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.

Katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë publike për shkak se hetimet janë ende në zhvillim.

Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në aktet e dhunshme dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetime të mëtejshme, për një sërë veprash penale, përfshirë “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia deklaron se do të vijojë identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë tubimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat