back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBotaBetejë për çdo votë në shtatë shtete/ Projeksioni i CNN: Harris e...

Betejë për çdo votë në shtatë shtete/ Projeksioni i CNN: Harris e nis me 226 vota, Trump 219

Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.

Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë., shkruan Top Channel.

Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, New Mexico, Virginia, New York, Maine, Neë Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, New Jersey, Delaware, Maryland, Hawai.

Ndërsa në shtetet e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.

Tabela:

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat