Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se ka sinjale se Rama ka nisur blerjen e votave të diasporës.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast.
“Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.
Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.
Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, është shprehur Berisha.