back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaCilët prokurorë mund të bëhen pjesë e KED-së dhe cilët jo/ Emrat,...

Cilët prokurorë mund të bëhen pjesë e KED-së dhe cilët jo/ Emrat, në listë edhe Olsian Çela

Këshilli i Lartë Prokurorisë, ka publikuar emrat e kandidatëve-prokuror që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I plotësojnë kushtet ligjore, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, përfshirë këtu kryeprokurorin Olsian Çela dhe prokurorët e Prokurorisë së Apelit, të juridiksionit të përgjithshëm.

Gjithashtu KLP ka publikuar edhe emrat e kandidatëve që nuk mund të jenë pjesë e KLP, me arsyetimet përkatëse.

Kandidatët që mund të bëhen pjesë e KED-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika 4, të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, publikon si më poshtë, listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 Prokuroria e Përgjithshme:

1. Alfred Mahmut Progonati

2. Alma Selim Muça

3. Anila Suat Leka

 4. Arqilea Petro Koça

5. Bujar Ramiz Sheshi

6. Hysen Myslym Keta

7. Isa Riza Jata

8. Kostaq Dhimitër Beluri

9. Olsian Daut Çela

10. Thoma Misto Jano

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm:

11. Afërdita Ndue Ndoi

12. Altin Mitat Binaj

13. Arben Sabri Qosja

14. Arta Ndrec Marku

15. Etien Pellumb Kapo

16. Genti Bashkim Xholi

17. Gjon Pellaz Fusha

18. Irma Nastas Balli

19. Kleanth Luftar Zeka

Kandidatët që përjashtohen nga shorti për KED-në

Prokurorët që nuk plotësojnë kushtin e vendosur, sipas nenit 221, pika 1, germa “b”, të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjessë sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të cilët janë aktualisht të pezulluar nga ushtrimi i detyrës, nuk mund të jenë pjesë e kësaj liste.

Për këtë shkak, nuk ndodhen në listë prokurorët si më poshtë:

1. Erion Çela

2. Kudusi Shahu

Prokurorët që nuk ushtrojnë detyrën në prokuroritë përkatëse, për shkak të ushtrimit të funksionit si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

1. Ledina Riza

2. Moisi Duda

3. Sokol Stojani

Prokurorët që nuk ushtrojnë detyrën në prokuroritë përkatëse, për shkak të ushtrimit të funksionit të përkohshëm (komandim në EUROJUST).

1. Fatjona Memçaj

Prokurorët që nuk plotësojnë kushtet ligjore, të parashikuar në nenin 221, pika 1, germa “dh”, të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

1. Kasem Berberi

2. Lazër Çardaku

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat