KreuAktualitetEkonomiaNuk ndalet shtrenjtimi i karburanteve/ Çmimet e reja

Nuk ndalet shtrenjtimi i karburanteve/ Çmimet e reja

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 219 lekësh për litër, 8 lekë më shumë se më parë, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 1 lek, duke arritur në 196 lekë për litër.

Sipas vendimit të marrë më 13 tetor, çmimi i naftës me shumicë nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës është përcaktuar në maksimumi 184 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Vendimi vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Ndërsa çmimi i naftës pëson një tjetër rritje, konsumatorët do të përballen me një kosto më të lartë për karburantin, të paktën deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat