back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSamit apo show politik?/ Diaspora në Tiranë, por skenari duket i shkruar...

Samit apo show politik?/ Diaspora në Tiranë, por skenari duket i shkruar më parë

Po mbahet në Tiranë Samiti i Diasporës, një aktivitet që është prezantuar si hapësirë dialogu mes qeverisë dhe emigrantëve shqiptarë nga e gjithë bota, por që ka ngjallur edhe debate mbi mënyrën e organizimit dhe natyrën reale të diskutimeve.

Në ditën e dytë të punimeve, tema e panelit ishte “demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare, nga vota te përfaqësimi institucional”, ku nuk munguan edhe momentet kritike nga pjesëmarrësit e diasporës ndaj mënyrës se si trajtohen emigrantët në këto forume.

Një nga ndërhyrjet më të forta erdhi nga juristja Eva Baçi, e cila prej 25 vitesh jeton në Bolonjë. Ajo kritikoi hapur formatin e samitit, duke thënë se emigrantët shpesh mbeten vetëm dëgjues dhe jo pjesëmarrës realë në debat, ndërsa iu drejtua edhe socialistit Taulant Balla me tone të forta kritike.

Baçi u shpreh se diaspora ftohet në evente të tilla me pritshmërinë për dialog dhe përfshirje, por në praktikë, sipas saj, mungon hapësira reale për të folur dhe për të ndikuar në vendimmarrje.

Kritikat dhe dyshimet për formatin e samitit

Pavarësisht se në samit u lejuan disa ndërhyrje kritike, në prapavijë është ngritur edhe një debat më i gjerë mbi mënyrën se si organizohet ky lloj aktiviteti dhe sa “i hapur” është realisht diskutimi.

Në praktikë, në evente të kësaj natyre, organizimi i fjalimeve dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve që marrin fjalën shpesh bëhet në mënyrë të kontrolluar nga stafi organizator, çka ka ngritur pikëpyetje nëse kritikat e shfaqura janë pjesë e një debati të lirë apo e një skenari të parapërgatitur.

Eshtë e vështirë të mendohet që organizatorët të mos jenë në dijeni paraprake të folësve dhe mesazheve që do të përcillen në një event të tillë të nivelit të lartë. Ata e krahasojnë këtë format me konferencat për shtyp të kryeministrit, ku pyetjet e gazetarëve shpesh kalojnë më parë në filtrin e stafit, i cili përcakton rendin dhe përzgjedhjen e tyre./

E Vërteta.al

Samiti i Diasporës në krizë debati/ Kritika të ashpra ndaj politikanëve

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat