Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick tregoi këndvështrimin e tij në prag të finales së Superkupës ndaj Real Madrid.
“Është një sfidë e madhe! Po flasim për ‘El Clasico’ dhe finalen e Superkupës. Nëse fitojmë, do të fitojmë më shumë besim për pjesën tjetër të sezonit! Nëse triumfojmë, do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Duhet t’u tregojmë atyre se dimë të luajmë! Këtë duhet ta bëjmë më mirë se sa kundër Athletic Bilbao. Ata janë të fortë, por ne e kemi vetë në dorë!”
“El Clasico ngelet gjithnjë El Clasico! Por presioni shtohet më shumë kur është një finale! Kemi luajtur shumë herë ndaj Barcelonës. Të përballesh me ta është gjithmonë speciale! Jemi të emocionuar, por te ne dominon besimi te fitorja, si gjithnjë në finale!”



