back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaGratë në Shqipëri nën presion/ Fondet dhe politikat publike nuk arrijnë objektivin

Gratë në Shqipëri nën presion/ Fondet dhe politikat publike nuk arrijnë objektivin

Një tryezë diskutimi mbi efikasitetin e politikave dhe fondeve publike për fuqizimin social-ekonomik të grave mbajti ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Zëvendës-ambasadori i Suedisë dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Suedisë dhe Shqipërisë mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke theksuar progresin e arritur gjatë 30 viteve të fundit. Ai paralajmëroi gjithashtu se sfidat për barazinë gjinore janë në rritje globalisht, dhe se gratë përballen me intimidim dhe kundërshtim në shumë shoqëri.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, theksoi problematikat specifike që hasin gratë në punësim, veçanërisht gjatë periudhës së shtatzënisë dhe mëmësisë, ku shpesh evidentohen mungesa sensibiliteti dhe pakuptueshmëri nga punëdhënësit.

Sipas organizatës Together for Life, rreziku i varfërisë është më i lartë tek gratë se tek burrat, pjesëmarrja e grave dhe vajzave në vendimmarrje në zonat rurale është e kufizuar, dhe fondet për buxhetimin gjinor janë të papërfillshme krahasuar me standardet evropiane.

Ekspertët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nënvizuan se duhet një qasje më efektive dhe e synuar për përfshirjen e grave në zhvillimin social dhe ekonomik, duke garantuar që politikat dhe fondet të kenë ndikim real.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat