Marjana Koçeku ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër.
Në reagimin e saj, Koçeku lë të kuptohet se ka pasur kërcënime, megjithatë rrethanat dhe pretendimet e ngritura mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse.
Përmes postimit, ajo paralajmëron se do të reagojë ashpër në rast se familjes së saj i ndodh diçka.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku në reagimin e saj në rrjetet sociale.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me deklaratën e Koçekut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë verifikime apo reagime nga institucionet kompetente.




