KreuAktualitetKronikë"Bajrat" kërcënuan familjen e deputetes, Marjana Koçeku/ Reagon Policia e Shkodrës

“Bajrat” kërcënuan familjen e deputetes, Marjana Koçeku/ Reagon Policia e Shkodrës

Pas mesazhit të fortë të publikuar në rrjetet sociale nga deputetja Marjana Koçeku, ku ajo iu drejtua familjes Bajraj në Shkodër duke lënë të kuptohet se ajo dhe të afërmit e saj mund të jenë përballur me kërcënime, Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Sipas informacionit të siguruar nga A2, autoritetet policore kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ekziston asnjë kallëzim i depozituar nga deputetja apo familjarët e saj.

“As Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici”, citohet të ketë deklaruar Policia e Shkodrës.

Pak më herët, deputetja publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku paralajmëronte se do të reagonte ashpër nëse familjarëve të saj do t’u ndodhte diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi Koçeku.

Deklarata e saj vjen vetëm pak ditë pasi deputetja e zgjedhur në qarkun e Shkodrës vendosi të largohej nga Partia Socialiste dhe të vijonte mandatin si deputete e pavarur, një lëvizje që ka shkaktuar debat në radhët e socialistëve.

“Nëse familjes sime i preket një qime floku…”/ Koçeku mesazh ndaj Bajrave të Shkodrës

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat