KreuAktualitetPolitikaKush janë dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të shpallur “non grata”...

Kush janë dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të shpallur “non grata” në Shqipëri?

Zbardhen emrat e personave të shpallur “non grata” nga Ministria e Brendshme, pas paralajmërimit të ministrit Besfort Lamallari për masa ndaj individëve të lidhur me protestat e zhvilluara gjatë dy muajve të fundit në vend.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, Valon Beljan (Valjon Bela) dhe Bekir Halimi, të cilëve u është ndaluar hyrja në territorin e Shqipërisë, pasi janë shpallur persona të padëshiruar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme pas një propozimi të Njësisë Antiterror të Policisë së Shtetit. Sipas institucioneve, dy shtetasit dyshohen për veprimtari që cenojnë interesat dhe sigurinë e shtetit shqiptar.

Pak ditë më parë, ministri Besfort Lamallari deklaroi se, përveç aktivistes Ikbale Huduti, kishte shpallur “non grata” edhe persona të tjerë, pa bërë publik identitetin e tyre. Ai sqaroi se vendimet janë marrë në bazë të kompetencave që i jep ligji shqiptar dhe mbi informacionet e administruara nga strukturat e inteligjencës dhe agjencitë ligjzbatuese.

Lamallari theksoi se masat janë ndërmarrë ndaj personave që, sipas të dhënave të institucioneve përgjegjëse, përbëjnë shqetësim ose kërcënim për sigurinë kombëtare, duke shtuar se ligji i jep të drejtën Ministrisë së Brendshme t’i shpallë ata persona të padëshiruar për një periudhë deri në 15 vjet.

Lamallari e deklaroi, ja kush janë dy shqiptarët nga Maqedonia e

Valon Beljan
Lamallari e deklaroi, ja kush janë dy shqiptarët nga Maqedonia e

Bekir Halim

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat