Shkon në katër numri i viktimave të prodhuar nga masakra e Shkodrës.
Raportohet se ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili u plagos rëndë pasi motomjeti me të cilin ai qarkullonte u përplas nga makina e Hamza Licit, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri.
Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri, të cilat u kryen nga persona ende të paidentifikuar.