back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMeta AI ka 500 milionë përdorues

Meta AI ka 500 milionë përdorues

Kompania tashmë ka arritur një objektiv madhor në këtë drejtim me Meta AI që numëron 500 milonë përdorues tha Zuckerberg.

Muajin e kaluar në Meta Connect, Mark Zuckerberg tha se Meta AI është rrugës për tu bërë asistenti AI më i përdorur në botë.

Kompania tashmë ka arritur një objektiv madhor në këtë drejtim me Meta AI që numëron 500 milonë përdorues tha Zuckerberg.

Shifra optimiste vjen pothuajse një vit pasi rrjeti social lançoi për herë të parë asistentin AI në Vjeshtë të vitit të kaluar. Zuckerberg tha se kompania pritet ende që asistenti të jetë më i përdoruri deri në fund të 2024 edhe pse asnjëherë nuk specifikoi sesi kompania mat këto të dhëna.

Asistenti i Meta nuk është mjeti i vetëm AI që po forcon biznesin e kompanisë. Zuckerberg tha se përmirësime AI në kohështrirjen e saj dhe video rekomandimet kanë çuar në rritje prej 8 përqind të kohës së shpenzuar në Facebook dhe 5 përqind në Instagram.

Përtej AI, aplikacioni Threads vijon gjithashtu të rritet. Shërbimi tashmë ka afro 275 milionë përdorues në muaj. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat