back to top
29.1 C
Tirana
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMeta kërkon në gjykatë dëshminë e Edi Ramës/ Në listë edhe Ruçi...

Meta kërkon në gjykatë dëshminë e Edi Ramës/ Në listë edhe Ruçi e Balla

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, duke argumentuar se dëshmia e kreut të qeverisë lidhet me çështje që kanë të bëjnë me ligjin për minierat dhe mënyrën e vendimmarrjes institucionale.

Sipas Metës, thirrja e Ramës në gjykatë do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të miratimit të ndryshimeve ligjore dhe përfitimeve të mundshme nga subjektet e përfshira në këtë sektor.

Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Meta përfshihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Meta ka theksuar se procesi nuk duhet të fokusohet në, siç i cilësoi ai, “fantazi të shfrenuara” për pasuri apo pronësi, por në faktet konkrete që lidhen me vendimmarrjet institucionale. Ai ka sjellë si shembull edhe çështje të banimit të tij ndër vite, duke i quajtur pretendimet ndaj tij të pabazuara në prova.

Sipas tij, Kryeministri dhe drejtues të tjerë të lartë të PS duhet të japin sqarime për rolin e tyre në proceset ligjore që lidhen me sektorin minerar, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që të dëgjohet edhe një ekspert i pavarur në fushën e minierave.

“Duhet të kuptojmë nëse ndryshimi ligjor ishte i nevojshëm dhe sa subjekte kanë përfituar nga ai,” është shprehur Meta, duke shtuar se pretendimet ndaj tij nuk mbështeten në prova konkrete.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse dëshmitarët e propozuar do të thirren për të dëshmuar në proces.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat