Një incident i ri është raportuar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije cisternë dyshohet se është qëlluar nga dy anije luftarake të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, sipas UK Maritime Trade Operations (UKMTO).
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth 20 milje detare në verilindje të Omanit. Autoritetet bëjnë me dije se anija dhe ekuipazhi i saj janë në gjendje të sigurt, pavarësisht incidentit.
Në një raportim të veçantë, tre burime për agjencinë e lajmeve Reuters kanë deklaruar se të paktën dy anije tregtare janë goditur gjatë përpjekjes për të kaluar ngushticën strategjike, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Autoritetet detare po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar të detajuar nga pala iraniane për këtë incident.



