back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëAksioni ndaj 'Call Center-ave' në Tiranë/ Një punonjës policie i shoqëruar

Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë/ Një punonjës policie i shoqëruar

Në Tiranë është zhvilluar një aksion i gjerë policor në zonën pranë “Sami Frashërit”, në kuadër të një operacioni të koordinuar për goditjen e call center-ave të dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze, si pjesë e hetimeve ndërkombëtare që synojnë zbardhjen e rrjeteve të dyshuara të mashtrimit përmes telefonatave dhe platformave online.

Gjatë ndërhyrjes policore, është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se numri i personave të përfshirë mund të rritet në vijim, në varësi të zgjerimit të hetimeve.

Autoritetet po vijojnë kontrollet dhe verifikimet në terren, ndërsa pritet që në orët dhe ditët në vijim të ketë detaje të reja lidhur me rezultatet e operacionit dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat