back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeBllokohet qarkullimi në Kapshticë/ Udhëtarët presin mbi 2 orë

Bllokohet qarkullimi në Kapshticë/ Udhëtarët presin mbi 2 orë

Në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar këtë të mërkurë një situatë e rënduar, si pasojë e një defekti teknik në sistemin e doganës greke.

Problemi ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të procesit të kalimit të automjeteve, duke krijuar radhë të gjata në anën shqiptare të kufirit. Dhjetëra mjete janë grumbulluar dhe raportohen pritje që kalojnë mbi dy orë për të kaluar drejt Greqisë.

Sipas informacioneve, defekti në sistemin e palës greke ka detyruar kalimin e automjeteve të bëhet me procedura manuale, çka ka ngadalësuar ndjeshëm punën në pikën e kalimit kufitar. Kjo ka sjellë edhe krijimin e kolonave dhe pritje të gjata për udhëtarët.

Probleme të ngjashme teknike janë raportuar edhe më herët në Kapshticë, duke shkaktuar herë pas here vonesa dhe fluks të shtuar në këtë pikë kufitare, e cila është një nga më të përdorurat për lëvizjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat