Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i Kosovës, aktualisht Drejtorit i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës që drejtonte ministrinë.
Sipas mediave në Kosovë, Aliu është paraqitur i shoqëruar nga avokati i tij. Hetimet lidhen me të ashtuquajturin “rasti i ambalazhuesve të ujit”, për të cilin ai dyshohet se, përmes vendimmarrjeve gjatë ushtrimit të detyrës, i ka shkaktuar shtetit të Kosovës një dëm financiar prej miliona eurosh.
Aliu mbajti postin e ministrit deri më 27 gusht 2025, kur dha dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Pas largimit nga qeveria, në tetor të po atij viti, ai u emërua drejtor i Portit të Durrësit, detyrë që ushtron aktualisht.
Deri tani, Prokuroria Speciale nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa nuk ka pasur një reagim publik nga Aliu lidhur me çështjen.



