KreuAktualitetSocialeKujdes drejtues mjetesh!/ Ndryshon qarkullimi në autostradën Durrës-Tiranë më 6 dhe 7...

Kujdes drejtues mjetesh!/ Ndryshon qarkullimi në autostradën Durrës-Tiranë më 6 dhe 7 gusht

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për zgjerimin e kësaj arterie rrugore.

Sipas ARRSH-së, gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar zhvillimin e sigurt të punimeve, do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohen përmes rampave të autostradës Thumanë-Kashar.

ARRSH sqaron se mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë udhëtimin në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion Tiranën do të orientohen në rrugën dytësore, përmes sinjalistikës së përkohshme, për t’u rikthyer më pas në autostradën Tiranë-Durrës pas mbikalimit të Kasharit.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe të garantohet siguria gjatë zhvillimit të punimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat