back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPërfaqësuesja e Bankës Botërore: Nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet

Përfaqësuesja e Bankës Botërore: Nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet

Xiaoqing Yu, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në një konferencë për reformën e pensioneve tha se “informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet”. Ajo theksoi se ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve.

“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, u shpreh ajo.

“Reformat e pensioneve janë të vështira për çdo vend. Politikat që bëhen sot do të ndikojnë për pensionistët e të ardhmes dhe kontribuuesit. Kjo të ndihmon të kesh një vizion afatgjatë për t’i dhënë zgjidhje për të vendosur barazinë mes brezave, qëndrueshmërinë buxhetore dhe ndikimin makroekonomik. Reforma e 2014 përmirësoi ndjeshëm skemën e pensioneve, modifikoi formulën dhe lidhjen mes kontributit dhe pagesës së pensionit”, tha Xiaoqing Yu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat