KreuAktualitetPërkeqësohen kushtet e motit/ Mbrojtja Civile thirrje bashkive

Përkeqësohen kushtet e motit/ Mbrojtja Civile thirrje bashkive

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat