Si rrjedhojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë brigjet e Adriatikut gjatë 24 orëve të fundit, i cili ditën e djeshme shkaktoi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve si dhe operacioneve portuale në disa terminale, si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive, mëngjesin e sotëm ka rifilluar gradualisht veprimtaria portuale.
Aktualisht, veprimtaria përpunuese vijon normalisht në të katër terminalet, ndërkohë që të gjitha akset në hapësirat e Portit janë të aksesueshme pa pengesa në qarkullim.
Në kalatat portuale ditën e sotme janë të planizuara 5 anije me 7.500 tonë mallra dhe 491 njësi konteinerike:
3 anije me 4.200 tonë mallra dhe 431 njësi konteinerike në përpunim
2 anije me 3.300 tonë mallra dhe 60 njësi konteinerike në radën portuale
Në Terminalin e Pasagjerëve është bregëzuar pa probleme në orarin e parashikuar trageti “Rigel VII” ndërkohë që të gjitha tragetet e parashikuara për lundrim ditën e sotme do të vijojnë sipas orareve të parashikuara.
Autoriteti Portual Durrës, bashkë me Autoritetet Detare mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të Portit.