back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiPostecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe...

Postecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe Ligën e Kampionëve

Në prag të finales së Ligës së Evropës mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, trajneri i Spurs, Ange Postecoglou, mbajti një konferencë për shtyp në stadiumin “San Mames” në Bilbao. Me një sezon sfidues në Ligën Premier, ku Spurs ndodhen në vendin e 17-të, trajneri australian u shfaq i vendosur dhe i fokusuar për ndeshjen vendimtare.

Gjatë konferencës, Postecoglou reagoi me forcë ndaj kritikeve, duke mohuar titullin e dhënë nga një gazetar që e përshkroi si “kloun”.

“Kjo varet nga këndvështrimi yt, por do t’ju them një gjë – pavarësisht se çfarë ndodh nesër, nuk jam një kloun dhe kurrë nuk do të jem, shoku”, ka thënë fillimisht Postecoglu në konferencë.
Ai shtoi se është shumë zhgënjyes të përdoret një term i tillë për dikë që për 26 vjet ka punuar pa pushim për të arritur në këtë pozicion në një klub me histori të madhe.

“Mos u shqetësoni për të ardhmen time, shoku. E ardhmja ime është e sigurt, për sa kohë që shëndeti im mbetet i mirë, familja ime është pranë meje, dhe miqtë e mi janë aty. Mos u shqetësoni. Flini rehat. Do të jem mirë”.

Trajneri australian theksoi gjithashtu rëndësinë e finales për skuadrën dhe tifozët. Një fitore në “San Mamés” do të përfaqësonte titullin e parë të madh për Tottenhamin që nga viti 2008 dhe do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Kjo finale është një moment historik për klubin dhe për tifozët tanë. Është një mundësi për të fituar një trofe që do të na rikthejë në vendin ku i takojmë, dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Ne e dimë sa shumë kjo do të thotë për të gjithë në Tottenham, ndaj do të japim gjithçka në fushë për të arritur këtë ëndërr”, përfundoi trajneri i Spurs.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në “San Mames”, me fillim në orën 21:00. Tifozët e Tottenhamit shpresojnë që nën drejtimin e Ange Postecoglou, skuadra të kthehet në rrugën e suksesit dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat