back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 9 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaVendimi i ri për karburantet/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Vendimi i ri për karburantet/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të premte çmimet e karburanteve në vend, duke publikuar vlerat e reja që do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e datës 9 maj 2026.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin standard SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 197 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën standard SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 182 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 170 lekë/litër.

Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet paralajmëruan operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi, duke theksuar se në rast shkeljesh do të aplikohet pezullimi i aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës reduktohet në 80% vetëm kur çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër. Meqenëse çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat