KreuAktualitetRajoniProkuroria ka hapur hetim ndaj prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau

Prokuroria ka hapur hetim ndaj prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria Publike ka hapur hetim kundër prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau mbi dyshimet për “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “maltretim gjatë detyrës zyrtare”. Organi i akuzës nuk jep më shumë detaje mbi arsyet e suspendimit por thotë se padia penale për maltretime ka ardhur nga një grup i të punësuarve në Prokurori të Lartë ndërsa më pas, Prokuroria e Shtipit ka vërtetuar se ka edhe elemente të shpërdorimit me detyrën zyrtare.

Alsat jo zyrtarisht mëson se në fakt Hajrullau detektoi se si një familjare e kryeprokurorit Lupço Kocevski ka nxjerr pjesë nga raporti i klasifikuar i Komisioni republikan për kontroll në Prokurorinë e Lartë dhe të njëjtat i ka shpërndarë në media.

Në momentin që Hajrullau ka dashur të ndërmerr masa është ballafaquar me akuza për maltretim dhe shpërdorim të detyrës. Për pohimet Hajrullahu i dorëzoi mediave një video incizim për të cilin pretendonte se e ka marr nga burime të tij ku shihen dy femra. Për njërën prej tyre i është thënë se është e afërt apo familjare e ngushtë e një prokurori me pozicion të lartë në Prokurorinë Publike. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat