KreuAktualitetPolitikaBanorët e Fushë-Arrëzit kundër qeverisë/ Protestë për të mos shkrirë bashkinë

Banorët e Fushë-Arrëzit kundër qeverisë/ Protestë për të mos shkrirë bashkinë

Propozimi për shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz ka nxjerrë në protestë banorët e zonës, të cilët kundërshtojnë ndryshimet e propozuara në kuadër të reformës së re territoriale.

Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës janë mbledhur në qytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj nismës së qeverisë. Ata thonë se shkrirja e bashkisë do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për zonën dhe komunitetin.

Banorët argumentojnë se një vendim i tillë do të dobësonte përfaqësimin vendor, do të zbehte identitetin e Fushë-Arrëzit dhe do të ndikonte edhe më tej në largimin e banorëve nga qyteti dhe fshatrat përreth.

Në mbështetje të protestuesve dhe kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë rreshtuar edhe figura të Partisë Demokratike. Në protestë kanë marrë pjesë gjithashtu kryebashkiakët e djathtë të Pukës dhe Mirditës.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Paulin Luli, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Qarkun Shkodër.

Protestuesit kërkojnë që Fushë-Arrëzi të ruajë statusin e bashkisë dhe kundërshtojnë çdo vendim që, sipas tyre, do të cenonte përfaqësimin dhe funksionimin e pushtetit vendor në këtë zonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat